Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha të hënën iu referua mbledhjes së organizuar nga Sali Berisha në selinë blu si “batalion non grata-sh” dhe një “organizatë anti-amerikane” e zhvilluar përmes zellit të një ish-komunisti me gjuhën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave.

“Me zellin e një ish-komunisti, me gjuhën e mashtrimeve dhe gënjeshtrave, po sjell me vete një batalion non grata-sh”.

Basha e akuzoi paraardhësin e tij si burracak dhe ish-komunist të vjetër, i aftë sipas tij të shkatërrojë dhe fëmijën e vet politik.

Përballë njerëzve me precedentë kriminalë që solli Sali Berisha, duke na kujtuar 97, me zellin e pangordhur të një ish-komunisti”, tha kryedemokrati.

Sipas tij, ata janë llumi i PD-së, pasi erdhën me pantallona të grisura në 2005-ën dhe sot janë multimilionerë.

Duhet t’i them Sali Berishës se është një pakicë e dëshpëruar. Në përpjekjen e tij për t’i shpëtuar ligjit, si burracak u përpoqee të gjeje një vend për t’u fshehur në PD”, tha Basha.

Ai nënvizoi se Partia Demokratike do të çlirohet nga Berisha dhe gorillat e tij.

Berisha po përpiqet të minojë Kuvendin Kombëtar, pasi Berisha është minusi më i madh i legjitimitetit dhe i demokracisë”, u shpreh kryedemokrati.

Top Channel