18 vjeçari hedh veten në erë në shkollën ortodokse prej ngacmimeve nga murgeshat (fotot)

13/12/2021 16:59

Megjithëse burimet thanë se Vladislav Struzkehnkov shihej vetëm nga anët e tij “pozitive”, ai ishte ankuar më parë për probleme me murgeshat e shkollës së tij fetare ortodokse.

Një djalë adoleshent hodhi veten në erë në ish-shkollën e tij në shenjë proteste ndaj abuzimeve që kishte vuajtur aty.

18 vjeçari Vladislav Struzkehnkov shpërtheu dje mjetin e artizanal në shkollën Vvedenskiy Vladychniy në Serpukhov, Rusi.

Mediat thanë se ai kishte me vete gjithashtu armë të ftohta.

Mediat vendase thonin në kanalet e tyre në rrjetin Telegram se adoleshenti ishte ankuar më parë për “bullizim nga murgeshat” të cilat drejtojnë stabilimentin, edhe pse disa raportime thonin se ai kërkonte të lëndonte edhe nxënës.

I dyshuari raportohet se motivohej nga urrejtja për mësuesit dhe murgeshat.

Në lidhje me materialet shpërthyese, babai i viktimës Andrey Struzhenkov, 41 vjeç, tha se besonte se i biri po blinte fishekzjarre për vitin e ri.

Shpërthimi i bombës së tij artizanale i shkatërroi njërën këmbë por autoritetet nuk lejuan fillimisht trajtimin e tij prej frikës së të tjera mjeteve eksplozive.

Ai humbi jetën nga “humbja e gjakut”, tha me tej policia vendase.

Agjencia ruse e lajmeve TASS, tha se viktima kishte tentuar të shpërthente bombën gjatë lutjeve të mëngjesit por nuk kishte arritur të hynte kështu që e shpërtheu jashtë saj.

Një nga dëshmitarët në shkollë tha: “Fëmijët po vraponin me këmbë zbathur, shkonin të fshiheshin të salla e ngrënies”.

Të paktën shtatë njerëz u lënduan, duke përfshirë dhe dëshmitarin 15-vjeçar.

Mësuesi i fizkulturës  Filip Savostin, i cili e njihte nxënësin prej vitit 2018, tha për mediat vendase se e kishte parë viktimat “vetëm nga ana e tij pozitive”, dhe se nuk kishte pasur kurrë probleme me të.

Hetimet mbi rastin vazhdojnë.

FOTO GALERI
1/4
Një djalë adoleshent hodhi veten në erë në ish-shkollën e tij në shenjë proteste ndaj abuzimeve që kishte vuajtur

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA