Basha mbledh sot Këshillin Kombëtar/ Thirrja nga Komisioni i Rithemelimit: E paligjshmë, bojkotojeni!

12/12/2021 13:29

Komisioni i Rithemelimit të dalë nga Kuvendi që mbajti dje ish kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje anëtarëve të Këshillit Kombëtar ta bojkotojnë mbledhjen e thirrur sot nga Lulzim Basha.

“Mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha eshte nul dhe e paligjshme. Ju bejme thirrje te bojktoni mbledhjen dhe mos beheni pjese e paligjshmerise! Ju ftojme gjithashtu te mos beheni pjese e percarjes dhe perjashtimeve nga PD per karriken e thyer te Lulzim Bashes”, thuhet në deklaratë.

Deklarata

Te nderuar anetare te Keshillit Kombetar!

Dje me 4446 vota Kuvendi Kombetar i PD vendosi shkarkimin e Lulzim Bashes nga posti i kryetarit per shkelje te renda statutore, si dhe konstatoi paligjshmerine e pjeses me te madhe te kryesise si te zgjedhur ne dhunim flagrant me statutin e PD.
Gjithashtu, ju bejme me dije se Kuvendi Kombetar ka mandatuar Komisionin e Rithemelimit per te permbushur vakumin e krijuar deri ne zgjedhjen e kryetarit dhe kryesise se re!

Per sa me lart ju njoftojme se mbledhja e KK e thirrur nga deputeti Lulzim Basha eshte nul dhe e paligjshme.
Ju bejme thirrje te bojktoni mbledhjen dhe mos beheni pjese e paligjshmerise!
Ju ftojme gjithashtu te mos beheni pjese e percarjes dhe perjashtimeve nga PD per karriken e thyer te Lulzim Bashes.
Sot eshte momenti te bashkohemi duke degjuar zerin dhe vullnetin e demokrateve!

Komisioni i Rithemelimit

Top Channel