Kadilli kërkon ndalimin e kandidimit të Bashës dhe Berishës për në krye të PD-së

11/12/2021 15:36

Ish-kandidati për kryetar në Partinë Demokratike, Fatbardh Kadailli këtë 11 dhjetor në fjalën e tij nga podiumi i Kuvendit Kombëtar ka kërkuar që kryetari aktual i PD-së Lulzim Basha, ashtu edhe lideri historik Sali Berisha të përjashtohen nga gara për t’u zgjedhur në krye të PD-së.

Kadilli theksoi se vetëm në këtë mënyrë mund të marrin vlerë ndryshimet statutore me qëllim demokratizimin e PD-së. Sipas tij nëse nuk zbatohet rregulli që kryetari që humbet zgjedhjet nuk mundet të rikandidojë për të marrë partinë, PD nuk e kalon provën e seriozitetit.

Kjo është prova e vërtetë që ne kemi sot si parti. Nuk është prova për të ndryshuar statutin, por është prova për të treguar se statut nuk është një cop letër por është një gjë e shenjtë që qëndron mbi këdo. Sfida sot e Kuvendit dhe sfida e të gjithëve ne sot është që dhe Sali Berisha nuk mund të jetë mbi parimin që kryetari që humbet zgjedhjet nuk zgjidhet më mnë krye të partisë. Rregulli që kryetari që humbet zgjedhjet nuk vjen më në krye të partisë duhet të zbatohet dhe mbi Lulzim Bashën dhe Sali Berishën dhe çdokënd tjetër në të ardhmen. Vetëm nëse Basha dhe Berisha do të përjashtohen e drejta për të garuar për kreun e partisë ne do të kalojmë provën e seriozitetit të projektit të ndryshimit që shpallëm dhe votuam sot, vetëm nëse bëjmë këtë do të fillojë procesi i ndryshimit në partinë Demokratike”, tha Kadilli.

Top Channel