“Eposi i Gilgameshit” kthehet në Irak, pllaka e vjedhur 3500-vjeçare

11/12/2021 02:44

Një pllakë e lashtë 3500-vjeçare që paraqet Eposin Mesopotamian të Gilgameshit është kthyer në Irak tre dekada pasi ishte vjedhur dhe importuar ilegalisht në SHBA.

Artefakti u ekspozua për mediet në Irak të martën nga autoritetet që e mirëpritën kthimin si një “fitore” mbi ata që vodhën “historinë” e vendit. Pllaka prej balte përmban karaktere në formë kuneiforme dhe besohet se është vjedhur nga një muze i Irakut në vitin 1991, ndërsa vendi ishte përfshirë në Luftën e parë të Gjirit.

Eposi i Gilgameshit konsiderohet si një nga veprat më të vjetra të letërsisë në botë, që tregon historinë e një mbreti mesopotamian në kërkim të përjetësisë. Në një konferencë shtypi të martën në Bagdad, ministri i jashtëm irakian i dorëzoi ministrit të Kulturës tre artefakte të gjetura nga SHBA dhe Britania e Madhe: pllakën e Gilgameshit, kokën e një dashi sumerian dhe një pllakatë sumeriane.

Eposi i Gilgameshit “ka një rëndësi të madhe, pasi është një nga tekstet letrare më të vjetra të historisë së Irakut”, tha për AFP Ministri i Kulturës dhe Antikiteteve Hassan Nazim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA