Paulo Dybala ka pësuar një tjetër dëmtim ditën e sotme. Juventusi po luan në Venezia sfidën e radhës në kampionat, dhe e ka mbyllur pjesën e parë në avantazh falë golit të Alvaro Moratës.
Fantazisti argjentinas e filloi takimin si titullar, por në minutën e 12-të u detyrua të largohet nga fusha, duke u zëvendësuar me brazilianin Kaio Jorge.
Dybala ka pësuar një dëmtim në këmbën gjurin e djathtë dhe menjëherë e fashoi atë sapo u ul në pankinë.
Një dëmtim që shqetëson trajnerin Max Allegri, teksa kontrollet e detajuara mjekësore do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit të Dybala.
Ky është dëmtimi i tretë që pëson 28-vjeçari latin në këtë sezon, por pavarësisht faktit që ka humbur disa ndeshje, ai mbetet golashënuesi më i mirë i Juventusit në Serie A me 5 gola (dhe 3 asiste)./ SS
Top Channel