Çmimet e naftës shënuan rritjen më të lartë javore që nga gushti

11/12/2021 05:15

Çmimet e naftës janë në rrugën e duhur për të mbyllur javën e tregtimit me rritjen më të madhe javore që nga fundi i gushtit, teksa ndjesia e tregut u rikuperua për shkak të lehtësimit të shqetësimeve në lidhje me ndikimin e varianteve Omicron në rritjen ekonomike globale dhe kërkesën për karburant.

Të dy llojet e naftës të referuara ndërkombëtarisht, Brent dhe WTI, ka të ngjarë të shohin rritje çmimi prej rreth 8.0 për qind këtë javë, për herë të parë në shtatë javë, pavarësisht një nxitimi të shkurtër të investitorëve për të fituar para.

Kontratat e së ardhmes së naftës Brent të Detit të Veriut u rritën me 99 cent, ose 1.3 për qind, në 75.41 dollarë për fuçi në tregjet e para të pasdites së sotme, pasi ranë me 1.9 për qind të enjten, raporton Reuters. Kontratat e së ardhmes amerikane të naftës së papërpunuar WTI u rritën me 1.08 dollarë ose 1.5 për qind, në 72.02 dollarë, duke u rikuperuar nga një rënie prej 2 për qind në tregtimin e paqëndrueshëm të djeshëm.

Raporti i Departamentit të Punës të SHBA-së për rritjen e vazhdueshme të çmimeve të konsumit në nëntor, me normën e inflacionit nga viti në vit që arriti nivelin më të lartë që nga viti 1982, rriti më tej optimizmin për kërkesën për naftë.

Në fillim të kësaj jave, tregu i naftës mbuloi rreth gjysmën e humbjeve që ka pësuar që nga 25 nëntori, kur u publikua lajmi për llojin e ri Omikron të virusit. Rimëkëmbja e çmimeve të “arit të zi” u stimulua nga rezultatet e hulumtimit të parë për virusin e ri, sipas të cilit tre doza të vaksinës Pfizer kundër COVID-19 sigurojnë mbrojtje kundër Omicron.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA