Briken Calja, nënkampion bote/ Mbërrin në Tiranë peshëngritësi. Për një kilogram humbi titullin botëror

11/12/2021 19:12

Pa shumë zhurmë dhe vetëm me familjarët dhe miqtë e tij ka zbritur në aeroportin Nënë Tereza nënkampioni dhe kampioni i botës në stilin e shkëputjes, Briken Calja.

Rezultatet e tij në Tashkent të Uzbekistant ku po zhvillohet aktiviteti më i madh i peshëngritjes, ishin historike për të dhe për këtë sport në vendin tonë i cili ende prodhon modelja dhe ngre flamurin kombëtarë. 342 kg dhe 3 medalje botërore nuk kanë mbërritur më parë në venin tonë.

Ndërkohë trajneri i tij Gerald Toska tregon më tepër për pritshmëritë dhe se si shkoi kjo garë e fundit për vitin 2021.

Ashtu si në olimpiadë ku humbi medaljen për 1 kg edhe këtu titulli botëror peshëngritësit nga Shtërmeni i humbi vetëm për 1 kg.

Shqipëria në Botërorin e Peshëngritjes mori pjesë me 5 sportistë, ku Evangjeli Veli u rendit e katërta në një stil, Erkand Qerimaj i katërti i Botës në shkëputje shtytje dhe dy garësh dhe Bdriken Calja kampion bote në shkëputje, nënkampion bote në shtytje dhe dygarësh.

Tashmë pritet edhe gara e Daniel Godellit dhe Krenar Shorajt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA