Ancelotti: Atletico ekip i madh, Benzema gati. Simeone? Dua të më ndodhë e njëjta gjë

11/12/2021 20:59

Real Madrid pret Atletico Madrid në “Santiago Bernabeu” nesër në mbrëmje (21:00). Skuadra e Carlo Ancelottit kryeson La Liga-n me 39 pikë, dhjetë më shumë se kampionët në fuqi, të cilët kanë luajtur një ndeshje më pak. “Los Blancos” do futen në fushë për të arritur fitoren e shtatë radhazi në kampionat, teksa Ancelotti flet në konferencën për shtypin rreth derbit, lajmëron rikthimin e Benzema dhe thur elozhe për Diego Simeonen.

Në lojë janë tre pikë, pastaj është edhe aspekti emotive që është të luash një ndeshje derbi kundër një rivali të drejtpërdrejtë dhe një rivali të madh. Është e qartë që një gjë e tillë do të shtojë presionin te dy skuadrat, pasi tifozët e përjetojnë këtë ndeshje në një mënyrë të veçantë.

Gjithsesi, ne duhet të zbresim në fushë me objektivin e qartë për të fituar dhe për të gëzuar tifozët tanë”. Më pas një koment për Karim Benzema, i cili mungoi në duelin me Interin në mesjavë për shkak të një dëmtimi. “Ai është stërvitur mirë dhe ka ndjesi pozitive për nesër.

Karim do të jetë i gatshëm për derbin me Atleticon. Të gjithë lojtarët janë stërvitur mirë, përveç Ceballos, i cili do të jetë i gatshëm javën e ardhshme. Stafi mjekësor dhe teknik po bën një punë të shkëlqyer, e tregon fakti që kemi në dispozicion të gjithë kontingjentin në këtë fazë të sezonit, diçka shumë e rëndësishme për ne”.

Trajneri italian ndalet edhe te Diego Simeone, homologu i tij. “Ai e ka kthyer Atleticon në një nga klubet më të mirë të Europës, ka fituar tituj dhe vijon të bëjë një punë fantastike.

Ajo që i ka ndodhur Simeones është ajo që do donte çdo trajner: të qëndrojë sa më gjatë në një klub dhe të lërë shenjën e tij aty. Shpresoj që e njëjta gjë të më ndodhë edhe mua, pasi dua të qëndroj shumë vite në stolin e Real Madrid”, përfundoi trajneri i ekipit kryesues./ SS

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA