Tmerr në rrugë: Kamioni “copëtohet” nga përplasja, vdesin 54 emigrantë

10/12/2021 15:36

54 të vdekur e me dhjetëra të plagosur është bilanci tragjik i një aksidenti të rëndë rrugor në Meksikë, ku një kamionin është përplasur e rrokullisur pa i dhënë viktimave asnjë mundësi shpëtimi.

Mbi 150 vetë, emigrantë nga Amerika Qendrore, ishin në rimorkion e kamionit, kur ndodhi episodi fatkeq në shtetin Chiapas.

Ky është një prej aksidenteve më të tmerrshme të këtij lloji të regjistruara ndonjëherë në vend.

Dyzet e nëntë vetë dhanë shpirt në vendngjarje, ndërsa pesë të tjerë u shuan në spital pohoi guvernatori i Chiapas, Rutilio Escandón.

Të plagosur janë gati 105 persona – 83 burra dhe 22 gra. Kombësia e viktimave nuk është konfirmuar ende, por zyrtarët lokalë thanë se shumica e personave që po udhëtonin me këtë kamionë transportues, ishin nga Hondurasi dhe Guatemala.

Presidenti i Meksikës, Andrés Manuel López Obrador e ka përshkruar këtë aksident si “shumë të dhimshëm” dhe ka shtuar se “më vjen shumë keq për tragjendinë” e ndodhur.

Kamioni raportohet se ishte duke ecur me shpejtësi të madhe kur shoferi bëri një kthesë të mprehtë, duke goditur një urë për këmbësor në Tuxla Guiterrez në shtetin Chiapas.

Qindra mijëra emigrantë, që ikin për shkak të varfërisë dhe dhunës në Amerikën Qendrore, çdo vit tentojnë që të kalojnë nëpër Meksikë, me qëllim që të arrijnë në Shtetet e Bashkuara.

Shumica paguajnë kontrabandistë, të cilët më as i transportojnë ata me kamionë të mbushur plotë me njerëz.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA