Veç shqiptarëve që janë larguar drejt botës së madhe universale që ka vend për të gjithë, ka edhe të rinj që besojnë në zhvillimin e një shteti të ri si Shqipëria, të cilët kanë zgjedhur mes sfidave të përditshme të përpiqen të japin nga fuqia e tyre!
Kristiana Filip, 27 vjecarja nga Korça pas mbarimit të studimeve universitare në Cambrige është rikthyer në Shqipëri me një ide inovatore duke krijuar një platformë ligjore virtuale.
Kristiana Filip: Nga eksperienca ime personale, mendoj se nëse punon fort për ëndrrën tënde do ia dalësh, pavarësisht moshës.
Danier shkurti është një tjetër i ri frymëzues që drejton në Shqipëri disa sipërmarrje të suksesshme në fushën e turizmit dhe shërbimeve, që kanë marr jetë prej besimit, guximit dhe këmbënguljes në idetë e tij.
Danier Shkurti: Ka pasur vështirësi me personat e rritur të cilët gjykonin marrëdhënien profesionale për shkak të moshës, por që gjithmonë ja del nëse nuk dorëzohesh.
12 djem dhe vajza u vlerësuan nga Agjencia Kombëtare e Rinisë për shembullin e mirë që po përcjellin në shoqërinë shqiptare, ku për rritjen e Shqipërisë duhet fuqia intelektuale dhe punëtore.
Kleina Kasanai: Këta janë 12 të rinj që janë promovuar në rrjetet tona sociale sepse duam të nxisim të rinj të tjerë e ti frymëzojnë që kanë mbështetjen tonë si dhe me punën e vullnetin e tyre ëndrrat realizohen!
Top Channel