Në Fiks Fare u ankua një zonja nga Rrogozhina e cila prej muajit Maj nuk arrinte të merrte Kemp-in e djalit edhe pse ishte invalid i grupit të parë.
Edmondi djali i familjes Gosa prej vitit 1998 kishte pësuar një aksident duke rënë nga një lartësi dhe si rrjedhojë ai ka dëmtuar shtyllëzn kurrizore, rruazat c4-c5. Ky dëmtim i ka kushtuar shumë Edmondit duke e paralizuar dhe që nga ai moment ai lëviz vetëm me karrige me rrota.
E ëma tregon se ai trajtohet me Kemp , kategoria e grupit të parë me një shumë 29 mijë lekë, dhe ajo vetë që i shërben merr si kujdestare shumën prej 10 mijë lekëve. Por ajo prej 6 muajsh nuk ka arritur t’i marri këto lekë edhe pse ka dorëzuar epikrizën e djalit që në muajin Maj.
“Kam dorëzuar epikrizën që në muajin Maj dhe na thonë që duhet të presim“, shprehet nëna për Fiks Fare.
Fiks Fare interesohet tek Sherbimi Social Rrogozhinë se ku është problemi që Edmondi nuk po arrijnë të marri Kepm-in. Specialisti i kësaj zyre shpjegon se nga ana e tyre është çuar gjithë dokumentacioni përkatës në zyrat e Kemp-it Epror në Tiranë. Ky institucion sipas specialistit gjithmonë ka vonesa të tilla pasi justifikohen me dosje të shumta , volum pune. Madje ai shprehet për Fiksin se kjo gategori njerëzish janë shumë të lënë pas dore, pasi penalizohen gjithmonë me vonesa e burokraci. Ndërsa drejtori i Shërbimit Social Rrogozhinë shkjak të këtyre vonesave nxjerr pandeminë covid-19.
Në këto kushte Fiks FAre i drejtohet me një kërkesë Kempit Epror se ku qëndron problemi i dosjes së Edmondit. Në përgjigjen e tyre ata sqarojnë se pacienti Gosa nuk përmbante dokumentacionin e lënë detyrë më parë nga komisioni. Atij i është kërkuar një rezonancë nga komisioni, të cilën ia ka ndaluar mjeku specialist pasi i shkakton dhimbje.
Me pas në përgjigjen e tyre ata pohojnë se Z. Gosa është planifikuar për t’u komisionuar në KMCAP Epror në seancën e muajit Dhjetor 2021 dhe do të njoftohet zyrtarisht nga njësia administrative.
Pas interesimit të Fiksit gazetarëve iu vjen një telefonatë nga e ëma e Edmondit e cila falënderon emisionin. ” Falë jush na telefonuan për t’u paraqitur në KMCAP Epror dhe me shumë mundime e çova djalin, tani presim pagesën” shprehet ajo.
Më në fund Edmondi do të marrë atë që i takon me ligj.
Top Channel