Shkolla “Holberton” nga Silicon Valley hap regjistrimet edhe në Tiranë!

10/12/2021 13:40

Hapet një kapitull krejt të ri në edukimin e të rinjve me teknologjinë dhe inovacionin, për t’i përgatitur ata për një punësim cilësor në tregun global të botës.

Nga janari 2022, fillon aktivitetin me grupin e parë të studentëve shkolla e famshme e Silicon Valley, “Holberton School”, në Tiranë.

Kjo është shkolla e parë “Holberton” në Europën jugperëndimore dhe Shqipëria është vendi i 20-të që mirëpret “Holberton School”.

Holberton ka platformën e përkryer për të përshkallëzuar me shpejtësi trajnimin e zhvilluesve të softuerit dhe për të prodhuar talente të aftë për të hyrë në tregun e punës në nivel më të lartë, brenda një periudhe 9 – 12 mujore.
Shkolla Holberton nuk është shkollë e zakonshme dhe nuk ka mësues tradicionalë. Aty çdo student bëhet mentor, sepse të ndihmosh njëri-tjetrin është mënyra më e sigurt për të kaluar vijën e finishit drejt karrierës së dëshiruar në shkenca kompjuterike dhe inxhinieri softuer.

Studentët pajisen me aftësitë bashkëkohore që kërkohen për të konkurruar me sukses në tregjet lokale, rajonale dhe ato ndërkombëtare. Nëpërmjet rrjetit global të Shkollave Holberton dhe në bashkëpunim të ndërsjelltë mes tyre, çdo student bëhet pjesë integrale e një komuniteti mbarëbotëror zhvilluesish dhe punëdhënësish.

Çdokush mund të bëhet një inxhinier softuerësh nëse keni motivim. Por për të mbajtur motivimin, duhet të bashkëpunoni.

Pranimet pranë këtij institucioni janë tashmë të hapura dhe për të interesuarit aplikimi kryhet fare lehtë në linkun më poshtë:

https://www.holbertonschool.com/campuses/tirana-albania

Stafi i “Holberton” mirëpret të rinjtë për t’i udhëzuar dhe për t’u njohur nga afër me perspektivën e punësimit, që rrjeti i tyre ndërkombëtar dhe lokal ofrojnë për të gjithë studentët, që zgjedhin të investojnë për karrierën e tyre në Holberton School.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA