Rusët “te porta”, Biden i jep zemër Ukrainës: Keni të gjithë mbështetjen tonë

10/12/2021 15:30

Edhe pse një ditë më parë e bëri të qartë se SHBA nuk do të dërgojë ushtarët e saj për të luftuar me trupat ruse, presidenti amerikan, Joe Biden, i tha homologut ukrainas Volodymyr Zelenskiy se Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht sovranitetin e Ukrainës, teksa ushtria ruse është grumbulluar në afërsi të kufirit ukrainas.

Biden ka “rikonfirmuar përkushtimin e palëkundur për sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”, tha Shtëpia e Bardhë pasi dy presidentët zhvilluan një bisedë telefonike, që zgjati rreth 90 minuta.

Zelenskiy u shpreh se Ukraina kishte “propozime të qarta” se si të zhbllokonte procesin e paqes në rajonin lindor të Donbasit, thuhet në deklaratë.

Biden nga ana tjetër tregoi se SHBA-ja dhe aleatët e partnerët e saj janë të përkushtuar në parimin që nuk do të ndërmerren vendime dhe diskutime për Ukrainën pa përfshirjen e saj.

Ai përsëriti qëndrimin se SHBA-ja dhe aleatët e saj do të vendosin sanksione ekonomike ndaj Rusinë dhe do të rrisin ndihmën të në rast e një pushtimi nga ana e Rusisë.

Biden tha këtë javë se  SHBA do të marrë një rol më të drejtpërdrejtë në diplomaci për të trajtuar shqetësimet e Presidentit rus Vladimir Putin mbi Ukrainën, pjesë e një përpjekjeje më të gjerë për të bindur udhëheqësin rus që të mos sulmojë fqinjin e saj perëndimor.

Por ekspertët mendojnë se çdo negociatë për ta zgjidhur në mënyrë paqësore çështjet e ndërlikuara të rivalitetit Lindje-Perëndim, do ishin si një ‘fushë e minuar” për presidentin amerikan.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA