Reshjet që kanë rënë gjatë natës fatmirësisht nuk kanë shkaktuar probleme në qarkun e Lezhës. Top Channel mëson se gjatë 24-orëve në këtë qark reshjet kanë qenë me intensitet të ulët dhe mesatar, në rreth 40mm, në shkallë qarku.

Po ashtu edhe niveli i ujërave në lumenjtë Drin, Gjadër, Mat dhe Drojë janë në kuotën normale dhe hidrovorët punojnë me kapacitet të plotë për evadimin e ujërave nga basenet e tyre, duke ruajtur nivelin normal të kuotave.

Edhe sa i përket nivelit të ujit në sipërfaqet bujqësore deri në këto momente është në vlera normale

“Në zonën depresive të kënetës së Kakarriqit, njësia administrative Balldre, kemi rreth  200 ha tokë bujqësore me prezencë uji. Sqaroj se hidrovori Balldre është në punë më kapacitet të plotë dhe në basenin e grumbullimit të ujërave të kënetës niveli është i ulët, por rënia në vite e sipërfaqes së tokës nuk favorizon lëvizjen e ujërave në drejtim të hidrovorit. Për këtë janë bërë projekte për uljen e kuotës së hidrovorit ose bërjen e një hidrovori në brendësi të kënetës”, thuhet në njoftimin e strukturave MC.

Ndërsa në bashkinë Kurbin, kanali i ujërave të larta Milot-Mamurras, kolektorët dhe kanalet kulluese janë në kuota normale.

Në bashkinë Mirditë, prurjet e lumenjve e përrenjve janë në kuota normale.

Rrugët rurale dhe ato bashkiake janë të kalueshme pa problem., si dhe rrugët nacionale dhe ajo e Kombit.

Furnizimi me energji elektrike po mbahet nën kontroll, duke ndërhyrë nga OSHEE me specialistët e avarive në linjat problematike. Furnizimi me ujë të pijshëm është normal.

Rezervuarët po moniturohen, për sigurinë e digave dhe prezencën e ujit në basenin e tyre, si dhe mbajtja hapur e veprave të marrjes për shkarkimin e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA