Qeveria serbe është detyruar të tërheqë nga procedura parlamentare Ligjin për Shpronësim, të cilin e ktheu për rishqyrtim presidenti, Aleksandar Vuçiç.

Në njoftimin e saj thuhet se paraprakisht do të bëhet një analizë, nëse ndryshimet e plotësimet në Ligjin për Shpronësim janë të nevojshme.

Nëse konstatohet se është e nevojshme që ligji të ndryshohet, Qeveria do ta bëj, por krahas debatit publik ku do të përfshihen ekspertët, përfaqësues të ekonomisë dhe shoqëria civile”, shkruan në njoftim.

Po ashtu thuhet se në të njëjtën seancë Qeveria i propozoi Kuvendit ndryshimet në Ligjin për Referendum dhe iniciativa popullore, për nenet që iu referohen verifikimit të nënshkrimeve dhe përfaqësuesit e propozuesit të autorizuar në organin e referendumit, si dhe afatin për rishpalljen e referendumit.

Sipas propozimeve të reja, nuk do të ketë mundësi që për çështjen e njëjtë të shpallet referendum në afat më të shkurtër se katër vjet dhe se Kuvendi i Serbisë nuk do të mundet në afat prej katër vjetësh të sjell vendim ndryshe nga ai që u konfirmua në referendum.

Të pakënaqur me propozimet për ndryshme në Ligjin për Shpronësim dhe Referendum, mijëra qytetarë serbë në Beograd dhe qytete të tjera për dy fundjava rresht protestuan duke bllokuar rrugët kryesore me kërkesën që këto dy ligje të tërhiqen nga procedura e Kuvendit, e duket se presioni i tyre, pati sukses.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA