Në qarkun e Shkodrës në 24 orët e fundit kanë vazhduar reshjet e shiut, ndërsa në zonat malore kanë rifilluar edhe reshjet e dëborës.
Fatmirësisht nga sektorët EC të bashkive nuk raportohen probleme në infrastrukturë dhe komunitet, ndërsa në bashkinë Malësi e Madhe reshjet e shiut dhe dëborës në Njësinë Administrative Kelmend vijojnë si më poshtë:
-Vermosh 15cm dhe Qaf-Bërdalecit 20cm – 30cm
-Në Qaf-bërdalecit vazhdon të punojë një fadromë e bashkisë çka bën që rruga të mos bllokohet nga reshjet e dëborës.
-Njësia Administrative Kelmend është pa energji elektrike prej 2 ditësh.
-Në Qafë Thorë aksi rrugor është i kalueshëm deri në fshatin Okol, ndërsa dëbora arrin lartësinë deri në 1 metër e gjysëm.
Sakaq akset rrugore të DRV Shkodër janë të gjithë të qarkullueshem pa probleme. Ka reshje shiu dhe reshje debore vetem ne aksin e Razmes ne lartesine 950m, rreth 2 cm.
Nga strukturat OSHEE informohemi se ekipet e terrenit kane punuar deri ne oret e vona por disa abonente nuk kan mundur te marrin energji elektrike mbreme, aktualisht eshte me defekt nje segment i vermoshit, nje segment i fiderit te Zagores, nje segment i Vrakes dhe i nje Fideri te Bajzes. Total rreth 700 abonente. Nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Lezhe informohemi se nuk kemi rrezik permbytje.
Top Channel