Për të shtatin vit radhazi piktorët e peizazhit, të grupuar nën emrin Plein Air, sjellin rrugëtimin e tyre nga veriu në jug të Shqipërisë nëpërmjet këtyre veprave të ekspozuara në Muzeun Historik Kombëtar.
Agim Polovina, Arsen Kurti, Kujtim Buza, Nikolin Ivanaj, Pashk Përvathi, Vangjo Vasili, Buron Kaceli etj, sjellin peizazhin e bukur shqiptar në më të bukurën stinë për pikturë sic është vjeshta.
Kjo metodë e të pikturuarit në natyrë, është në kontrast me të pikturuarit në studio dhe rregullat akademike, dhe në Shqipëri e ka zanafillën qysh prej Vangjush Mios. Artistët në këtë grupim e marrin frymëzimin pikërisht nga natyra.
Nga Vermoshi në Konispol, të dhjetë piktorët na sjellin ngjyra dhe stile të ndryshme nën një emërues, peizazh.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 15 dhjetor.
Top Channel