Berat/ Nëna kallëzon në polici humbjen e djalit të saj: U largua që dje nga shtëpia…

10/12/2021 10:54
Foto ilustruese

Një grua nga Berati ka kallëzuar në polici, më datë 09 dhjetor, humbjen e djalit të saj.

Policia po punon për gjetjen e shtetasit A.H., 28 vjeç, i cili është larguar nga banesa që prej ditës së djeshme, ndërsa ende nuk ka asnjë detaj për të riun.

“Më datë 09.12.2021, ka bërë kallëzim shtetasja H.H. se është larguar nga banesa djali i saj shtetasi A.H., 28 vjeç, banues në Berat. Po punohet për gjetjen e tij”, njofton policia.

Ndërkaq, një 34-vjeçar është vënë nën prangat e policisë, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.

“Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë u bë arrestimi i shtetasit A.S., 34 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA