Arrestohen 5 persona dhe 11 të tjerë procedohen penalisht për vepra të ndryshme penale

10/12/2021 11:00

Policia e Tiranës ka arrestuar pesë persona të akuzuar për vepra të ndryshme penale dhe ka proceduar 11 të tjerë.

Në një njoftim për mediat, policia tha se janë arrestuar shtetasit:

Bledar Daci, 25 vjeç, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar me 5 vite burgim për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

D.A., 33 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik nga shërbimet e Policisë, iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit cannabis sativa.

E.R., 33 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje.

G.M., 22 vjeç, pasi duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka aksidentuar shtetasen S. K., 72 vjeçe, dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu, efektivë të policisë rrugore arritën ta arrestojnë në flagrancë shtetasin A.M., 65 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin, në gjendje të dehur.

U proceduan penalisht, shtetasit:

F.M., 19 vjeç; R. C., 35 vjeç; D. B., 16 vjeç dhe F. T., 15 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”;

A.M., 44 vjeç dhe E. H., 50 vjeç, për veprën penale “Dhuna në familje”;

A.A., 23 vjeç, për veprën penale “Kanosja”;

N.M., 27 vjeçe, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit së rendit publik”;

G.Gj., 67 vjeç dhe E. Sh., 30 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”;

K.B., 38 vjeçe, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”.

Mësohet se materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA