Roja bregdetare suedeze vijonte sot punën pranë ishullit Vinga për shuarjen e zjarrit masiv që ka përfshirë një transportuese druri me flamur të Liberisë.
Zjarri në transportuesen Almirante Storni shpërtheu në arqipelagun suedez të Gothenburg, raportonte roja bregdetare.
Flaket kishin nisur pikërisht në ngarkesën e saj të dërrasave dhe përpjekja për shuarjen rezultoi e vështirë, thanë autoritetet.
Shtatëmbëdhjetë anëtarët e ekuipazhit të anijes mbeten në bord së bashku me disa oficerë të rojës bregdetare suedeze që kanë shkuar për ndihmë.
Nuk janë raportuar plagosje nga transportuesja dhe mjeti është ende funksional, thanë autoritetet.
Roja bregdetare tha se kishte dislokuar ne vendin e aksidentit mjete të fuqishme detare, ujë-lëshuese dhe rimorkiatorë të kompanisë Holding Gmb.
Top Channel