Aksident te mbikalimi i Maminasit/ Makina përplaset me murin rrethues, plagosen dy pasagjerë

10/12/2021 11:58
Ilustruese

Një aksident ka ndodhur pak më parë në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Maminasit.

Policia njofton se një makinë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues. Si rezultat kanë mbetur të plagosur dy pasagjerë që janë dërguar në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“Më datë 10.12.2021., rreth orës 11:30, në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Maminasit, automjeti me drejtues shtetasin Xh. H., ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mur rrethues. Për pasojë janë lënduar pasagjerët, shtetasit E. H. dhe A. H., të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton për rrethanat e aksidentit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA