5259 delegatë për Bashën/ Gazment Bardhi tregon pjesëmarrësit në Kuvendin e datës 18 dhjetor

10/12/2021 19:33

Lulzim Basha, përballë agresionit të Sali Berishës, në marrjen e drejtimit të partisë, i dërgoi një mesazh se PD gëzon kontrollin e tij.

Këtë e bëri përmes mbledhjes në një drekë pune, të gjithë kryetarëve të degëve të partisë në të gjithë Shqipërinë. I vënë nën akuzë për mos-daljet publike, Lulzim Basha pas drekës megjithëse një ditë me shi, preferoi të ecë në këmbë drejtë selisë blu. Pak më vonë Gazment Bardhi sekretar i përgjithshëm i PD, ngulmoi se i vetmi Këshill Kombëtar legjitim i kësaj partie është ai i 18 Dhjetorit. Këtë, Bardhi e argumentoi përmes disa shifrave:

69% e delegatëve të Kuvendit Kombëtar kanë konfirmuar pjesëmarrjen në 18 Dhjetor. “Thirrjes përçarëse të zotit Berisha për të grisur formularët e konfirmimit, nuk i janë përgjigjur, 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar të PD ose 69% e anëtarëve. Në total, me shumicë absolute, 5259 anëtarë të Kuvendit Kombëtar, kanë konfirmuar deri tani”.

Por cili do të jetë reagimi i drejtuesve të PD-së, nëse Sali Berisha do t’i prijë mbështetësve të tij drejt selisë të PD?

Selia e PD-së është pronë e demokratëve. Nuk i kemi mbyllur derën kujt, deklarata e papërgjegjshme, nëse i referoheni zëdhënëses së foltores, nuk na tregon çfarë bëjnë demokratët, as si mëson dot. Ne kemi përballë me Ramën dikush tjetër ka halle personale”, shprehet Bardhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA