352 qytetarë kanë rezultuar pozitivë gjatë 24 orëve të fundit pas kryerjes së 2,859 testimeve.
152 janë në Tiranë, 23 në Durrës, 20 be Fier, 14 në Gjirokastër, 12 në Vlorë, 11 në Elbasan, 10 në Kavajë, Kamëz, 7 në Shkodër, Dibër, Lushnje, Sarandë, 6 në Shijak, Tepelenë, Memaliaj, 5 në Mallakastër, Kuçovë, 4 në Vorë, Devoll, Berat, 3 në Tropojë, Krujë, Skrapar, 2 në Vau Dejës, Malësi e Madhe, Mirditë, Rroskovec, Korçë, Pogradec, Dimal, Gramsh, 1 në Kukës, Lezhë, Kurbin, Rrogozhinë, Delvinë, Poliçan, Cërrik.
Janë 5633 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 136 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit ka 2 humbje jete me SARS-COV2 pozitiv; dy qytetarë nga Tirana 56- 88 vjeç.
Janë shëruar 426 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 194,452 që nga fillimi i epidemisë.
Deri më tani në vendin tonë janë kryer 2,176,517 vaksina, ndërsa çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqendruar.
Vaksinimi është i hapur edhe për fëmijët +12 vjeç me probleme të sistemit imunitar, me rekomandim nga mjeku. Gjithashtu ka nisur vaksinimi me dozën e tretë për të gjithë qytetarët +18 vjeç që kanë kaluar 6 muaj nga kryerja e dozës së dytë.
Statistika (10 Dhjetor 2021)
Raste të reja ditore 352
Të shëruar në 24 orë 426
Të shtruar në spitale 136
Humbje jete në 24 orë 2
Testime ditore 2,859
Testime totale 1,416,414
Raste pozitive 203,215
Raste të shëruara 194,452
Raste Aktive 5,633
Humbje jete 3,130
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 2,688
Fier 617
Gjirokastër 556
Shkodër 393
Durrës 364
Berat 274
Elbasan 244
Vlorë 196
Lezhë 127
Korçë 84
Kukës 46
Dibër 44
Top Channel