Veliaj shkatërron me një tweet Arlind Qorrin: Vetëm në Tiranë gjen pseudo-marksistë, që nxjerrin klasën punëtore të fshijë grafitet

09/12/2021 11:24

Grupimi “Organizata Politike” e drejtuar nga Arlind Qorri, të cilët në opinionin publik “shiten” si lëvizje marksiste, në mbrojtje të klasës punëtore, duket se tjetër thonë e tjetër bëjnë.

Duke postuar në Twitter disa fotografi të punonjësve të pastrimit, të cilët janë duke fshirë grafitet e Organizatës Politike nga muret në Qytetin Studenti, kryebashkiaku Erion Veliaj i ka ironizuar fort “aksionet” pseudo-marksiste të grupimit të Arlind Qorrit.

“Po punonjësit e pastrimit të Bashkisë si e kaluan Ditën e Rinisë, që për të gjithë qe pushim? Vetëm në Tiranë gjen pseudo-marksistë, të cilët nxjerrin klasën punëtore të fshijë grafitet nga “Qyteti Studenti” në ditë pushimi. (Marksi po rrotullohet në varr)”, shkruan Veliaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA