Qeveria ka shtuar me 7 miliardë lekë fondin për rindërtimin për vitin 2021 përmes ndryshimit të fundit të buxhetit me akt normativ.
Vendimi që synon të përshpejtojë procesin është miratuar nga Këshilli i Ministrave dhe me këtë shtesë fondi total për rindërtimin në 2021 arrin në 35 miliardë lekë.
Pjesë e vendimeve të qeverisë ishin edhe disa akte ligjore për adresimin e krizës energjetike, ku edhe një herë ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku siguroi qytetarët dhe bizneset e vogla se nuk do të ketë rritje të çmimit të energjisë.
Ndër të tjera në vendimet e qeverisë u bë me dije se në janar të vitit të ardhshëm do të nisë ndërtimi i bazës ajrore të Kuçovës, një investim që kap vlerën e 50 milionë euro.
Top Channel