Peru, 5 ushtarë të vdekur si pasojë e rrëzimit të helikopterit ushtarak

09/12/2021 09:23

Të paktën pesë ushtarë kanë humbur jetën në shtetin e Amerikës së Jugut, Peru, si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak.

Në njoftimin nga Forcat Ajrore të Perusë (FAP) thuhet se helikopteri i llojit MI-171SH, që ka ateruar nga Aeroporti Ndërkombëtar Jorge Chavez në kryeqytetin Lima për në qytetin Pucallpa, është rrëzuar në provincën Huarochiri.

Pesë persona nga ekuipazhi në helikopter kanë humbur jetën. Hetimi për aksidentin vazhdon.

Presidenti i Perusë, Pedro Castillo, në mesazhin ngushëllues në Twitter shprehu pikëllimin e thellë nga vdekja e ushtarëve, duke ngushëlluar familjet e tyre.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA