Një aksident i rëndë është shënuar pasditen e djeshme në aksin rrugor Qendër Trebisht-Muçinë, në Bulqizë.
Si pasojë e rënies rreth 100 metra në greminë të makinës tip fuoristradë ka humbur jetën 17-vjeçari Florian Pupureku , si dhe ka mbetur i plagosur rëndë e është transportuar në spital 20-vjeçari Elvis Terziu, i fundit ky drejtues i automjetit.
“Rreth orës 17.00, në Trebisht, Bulqizë ka rënë disa metra poshtë rrugës një automjet dhe për pasojë dyshohet se ka humbur jetën shtetasi F. P., 17 vjeç, dhe është dëmtuar rëndë shtetasi E. T., 20 cili po merr ndihmë mjekësore në spital”, njoftoi policia mbrëmjen e djeshme në lidhje me aksidentin.
Sikurse shihet edhe nga fotot që Top Channel ka mundur të sigurojë makina ka pësuar dëme të konsiderueshme. Dyshimet e para të policisë në lidhje me këtë ngjarje të rëndë mendohet të jetë bërë lagështira në rrugë, por dhe shpejtësia nga ana e drejtuesit të automjetit.
Ndërkohë grupi hetimor është duke vijuar hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Top Channel