Java e 12-të i buzëqesh Tiranës, Laçi konfirmon forcën, Kastrioti në krizë

09/12/2021 18:54

Me sfidën Kukësi-Laçi në “Air Albania” është mbyllur edhe java e 12 e Abissnet Superiores, teksa rezultatet i kanë buzëqeshur Tiranës, që ka fituar ndaj Kastriotit dhe ka përfituar nga humbja e verilindorëve të Longos, për t’u shkëputur me 4 pikë në krye.

Një fitore minimale, por mjaft e vuajtur dhe e rëndësishme, ishte edhe ajo e Vllaznisë ndaj Partizanit, me kuqeblutë që vijojnë të ruajnë vendin e tretë dhe të mbajnë hapin e Tiranës kryesuese, ndonëse ende larg me pikë.

Bëjnë hap pozitiv edhe Laçi e Teuta, me kurbinasit që marrin fitoren e dytë radhazi dhe katapultohen në vendin e katërt, ndërsa Renato Arapi feston fitoren e parë në karrierën e tij si trajner.

Në Korçë Skënderbeu fiton përballjen direkte për mbijetesë me Egnatian dhe parakalon rrogozhinasit, duke prishur edhe debutimin e trajnerit Zekerija Ramadani, ndërsa Kastrioti shkon nga disfata në disfatë dhe mbetet e fundit me vetëm 5 pikë në 12 javë./ Supersport

Rezultatet e javës së 12:

Renditja pas javës së 12:

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA