Ish-mbrojtësi i Holandës kritika për De Jong: Luan sikur ka mbi shpinë 50 kg patate!

09/12/2021 22:55

Barcelona e këtij sezoni po vuan mungesën e rezultateve të cilat kanë bërë që blaugranat të jenë larg garës për titull në kampionat, por edhe jashtë Champions League teksa tashmë do të bëhen pjesë e Europa League.

Në këtë formë, kritikat kanë qenë të pashmangshme për futbollistët të cilët mbajnë peshën kryesore të dështimeve.

Një nga ata prej të cilëve pritej shumë dhe po rezulton e kundërta, është Frenkie De Jong. Mesfushori nuk ka pasur vazhdimësi dhe kjo nuk e ka lejuar të shfaqë potencialin e plotë si në kohët kur aktivizohej për Ajax.

Së fundmi, mesfushori është kritikuar edhe nga ish-futbollisti i kombëtares së Holandës, Ron Vlaar. Ky i fundit, shprehet se paraqitjet e De Jong i janë dukur sikur ai po luan me 50 kg patate mbi shpinë.

Unë mendoj se në këto momente De Jong është totalisht jashtë loje, ndoshta në një skuadër si Bayern Munich do të luante në një tjetër mënyrë. Më duket sikur ai ka në shpinë një thes me 50 kg patate”, u shpreh Vlaar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA