Hapet në Bahrein kisha më e madhe katolike e gadishullit arabik (fotot)

09/12/2021 20:03

Në sfondin e minareve të xhamive dhe fushave të zbrazura naftëmbajtëse, hapi sot dyert në Bahrein kisha më e madhe katolike e gadishullit arabik.

Katedralja e Zonjës Tonë të Arabisë mund të akomodojë 2,300 besimtarë dhe do t’i shërbejë komunitetit të vogël kristian të vendit të Gjirit Persik.

“Jemi shumë të lumtur për kishën. Ajo do t’i shërbejë nevojave dhe shëndetit tonë shpirtëror,” tha për rrjetin AFP prifti i Bahrain, Çarbel Faiad.

Kisha e arkitekturës moderne me dy kate ulësesh, gjendet vetëm 1.5 km larg një xhamie më të madhe në jug të shtetit.

Vatikani llogarit se Bahrain ka rreth 80,000 katolikë, shumica punonjës nga vendet e Azisë, kryesisht India e Filipinet.

“Kristianë e jo-kristianë, jemi të gjithë fëmijë të Zotit, dhe ata janë të mirëpritur në këtë kishë të mrekullueshme,” tha At Çarbel sid.

Javës që shkoi mbreti Hamad ftoi Papa Franceskun të vizitojë Bahrainin.

FOTO GALERI
1/8
Në sfondin e minareve të xhamive dhe fushave të zbrazura naftëmbajtëse, hapi sot dyert në Bahrein kisha më e madhe katolike e gadishullit arabik

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA