“KPMG”, që konsiderohet një nga kompanitë (britaniko-holandeze) më të spikatura në botë në fushën e kontabilitetit, ka publikuar së fundmi studimin e saj mbi vlerën e futbollistëve më të shtrenjtë në qarkullim.
E dhëna më befasuese është katapultimi i norvegjezit Erling Haaland në vendin e parë me vlerën e kartonit 142.4 milionë euro, duke zhvendosur një pozicion më poshtë atë që konsiderohej më I shtrenjti në botë, francezin Kylian Mbappe, kartoni i të cilit vlerësohet aktualisht 128.2 milionë euro.
I pabesueshëm kapërcimi i talentit të Manchester City-t, Phil Foden, që është lojtari i tretë me vlerën më të lartë në treg, 117 milionë euro. Më pas vijnë më radhë Lukaku, Salah, Alexander-Arnold, Bruno Fernandes, Rashford, Kane dhe Sancho, që kompletojnë top-10. Nga LaLiga, lojtari më me vlerë është Frenkie de Jong (i 11-ti). Kuptohet që emra të tjerë të mëdhenj si Lewandwski (i 68-ti), Benzema, Ronaldo e Messi janë shumë poshtë në renditje për shkak të moshës së tyre./ Supersport
Top Channel