Tottenhami është bërë vatër e Covid 19 me skuadrën londineze që ka regjistruar 13 raste pozitive, 8 futbollistë dhe 5 anëtarë të stafit teknik.
Trajneri Antonio Conte ditën e mërkurë vuri alarmin për situatën e krijuar dhe UEFA vendosi që të shtyjë ndeshjen e Hotspurs me Rennes e vlefshme për conference League por që është shumë e rëndësishme për skuadrën londineze pasi në lojë është kualifikimi mes 16 më të mirave te kompeticionit. vendimi për shtyrjen e kësaj sfide është kontestuar nga Rennes , e kualifikuar tashmë për në raundin tjetër me klubin francez që bëri të ditur se do t’i drejtohet UEFA pasi ky është një vendim i marrë në mënyrë të njëanshme nga Tottenham.
Ndërkaq, ndeshjet e tjera që do të mbyllin fazën e grupeve të Conference League do të zhvillohen normalisht. Në grupin C Roma dhe bodo/Glimt janë kualifikuar për në raundin tjetër dhe në lojë mes tyre është vendi i parë. Roma do të luajë në transfertën bullgare me CSKA e Sofjes dhe do të marrë vendin e parë nëse fiton këtë ndeshje dhe nëse Bodpo/Glimt nuk e fiton sfidën er tij me Zorya Luhansk. në Grupin E, Feyenoord është kualifikuar dhe beteja është për vendin e dytë mes Slavias së Pragës dhe Union Berlin. ndeshjet e Conference League do të transmetohen në platformën Digitalb.
Top Channel