Balla kërkon një minutë heshtje për senatorin amerikan Bob Dole: Shqiptarët do ta kujtojnë si njeriu që mbështeti Kosovën

09/12/2021 11:22

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla teksa ka marrë fjalën në Kuvendin e Shqipërisë ka kërkuar një minutë heshtje në nder të senatorit amerikan, Bob Dole, i cili u nda nga jeta, pak ditë më parë.

Ai shprehet se roli i Bob Dol në njohjen e Kosovës si shtet i pavarur ka qenë e pakursyer.

“Ne shqiptarët do ta kujtojmë zotin Dole si njeriu që u angazhua shumë herët se të tjerët në politikën amerikane në mbështetje të Kosovës dhe luajti një rol të rëndësishëm në krijimin e shtetit të ri të Kosovës. Lidhet e Dole me shqiptarët lindën në fund të viteve ’80 kur Kosova ishte nën shtypjen e regjimit të Millosheviçit dhe ishte një prej politikanëve të parë që e vizitoi Kosovën në fillim të 1990”, tha Balla.

Në fund të fjalës së Ballës, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla vendosi që ky vlerësim për këtë figurë kaq të rëndësishme të politikës amerikane dhe mbështetjes që ai i ka dhënë shqiptarëve të bëhet pak minuta më vonë, në mënyrë që në sallë të ketë prezentë sa më shumë deputetë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA