Rreziqet për ekonominë u shtuan! Raporti i FMN për Shqipërinë: Monitoroni koncesionet, kujdes pastrimin e parave

08/12/2021 19:48

Rreziqet fiskale të ekonomisë shqiptare janë shtuar dhe qeveria duhet të marrë masa për menaxhimin e tyre.

Paralajmërimin e ka bërë FMN në raportin e fundit për Shqipërinë, ku vë theksin për monitorim të rreptë për kontratat koncesionare PPP duke i cilësuar një sfidë për ekonominë.

Përpjekjet për të forcuar financat publike dhe për të menaxhuar investimet duke përfshire projektet PPP kanë dështuar thuhet në raportin e FMN-së, ndaj kërkohet transparencë.

Transparencë FMN ka kërkuar edhe për fondet e rindërtimit duke ripërsëritur kërkesën për të qenë pjesë e kontrollit të menaxhimit të financave publike, si dhe për fondet e Covid 19.

Edhe skemat e garancisë për sektorin privat dhe mbështetja për sipërmarrjet shtetërore si ajo për OSHEE-në shtojnë risqet fiskale thotë ndër të tjera institucioni financiar ndërkombëtar, ndaj nevojitet reformë urgjente në sektorin e energjisë dhe ujit, teksa kosto të larta mund të shkaktojnë edhe vendimet e gjykatave.

Rrezik thotë FMN mbetet edhe pastrimi i parave ku kërkon më shumë përpjekje për daljen nga lista gri ku është future Shqipëria.

Në këtë kuadër, thekson se vëmendja duhet të përqendrohet te dobësitë e sektorit të pasurive të paluajtshme si dhe te risqet që paraqesin asetet virtuale në këtë drejtim.

Ndër të tjera, FMN evidenton në raport se tërmeti i nëntorit dhe kriza e pandemisë Covid-19 rritën rritën varfërinë në vend me rreth 0.8%, me shkallën më të lartë në rajon.

Në kushte të tilla, FMN rekomandon rishikimim e skemës së mbrojtjes sociale që është më e ulëta në Ballkanin Perëndimor për të ofruar një mbulim më të mirë duke ndihmuar ata që kanë më shumë nevojë.

Pasiguria mbi perspektivën ekonomike mbetet e lartë shton FMN prej rrezikut të pandemisë me shfaqjen e varianteve të reja dhe ecurisë së ngadaltë të vaksinimit në vend. Ndikim negativ në rimëkëmbjen ekonomike thekson FMN do të kenë edhe çmimet e larta globale të energjisë elektrike.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA