Kryeministrija 35-vjeçare e Finlandës, Sanna Marin ka kërkuar ndjesë dje për faktin se festonte në klubet e natës deri në 4 të mëngjesit të dielën, edhe pse e dinte se kishte kontaktuar me ministrin e jashtëm Pekka Haavisto i cili është infektuar me Covid-19.
Marin publikoi një deklaratë të gjatë ku thoshte se “i vjen keq për veprimet e saj” por argumentonte se nuk e dinte që duhet të bënte kujdes apo të izolohej.
Kryeministrja social-demorkate tha se kishte marrë një mesazh që i këshillonte të evitonte kontaktet shoqërore, por celularin e punes e kishte lënë në shtëpi.
Ajo shtonte se kur e kishte parë mesazhin kishte bërë menjëherë testin dhe rezultoi negative.
Por opozita sugjeroi se ky nuk është shembulli që Marin dyuhet të japë në publik, duke qëndruar në klube nate.
Mia Laiho, deputet i partisë së Koalicionit Kombëtar tha se Marin është “e papërgjegjshme”.
Finland thotë se deri tani ka regjistruar tetë raste të variantit Omicron të koronavirusit, për të cilin ekspertët thonë se është më i tranmetueshëm por më i butë.
Top Channel