Këngëtarja e re e ‘America’s Got Talent’ vdes në moshën 23 vjeçare (video-foto)

08/12/2021 21:20

Skilyr Hicks, ish konkurrente e spektaklit të talenteve muzikore “America’s Got Talent” në SHBA, është gjetur e vdekur në shtëpinë e një shoqeje të hënën, njoftonin mediat vendase.

Ajo ishte 23 vjeçe.

“Ajo do të vazhdojë të jetojë me anë të muzikës së saj,” tha nëna e saj Jodi për rrjetin TMZ, ku u njoftua fillimisht ngjarja.

Ende nuk janë të qarta rrethanat në të cilat Hicks humbi jetën, por nëna e saj kishte pranuar se e bija vuante nga abuzimi me substancat dhe problemet e shëndetit mendor.

Hicks ka performuar në sezonin e 8-të të konkursit të njohur të talenteve në rrjetin NBC, në vitin 2013 kur ishte vetëm 14 vjeçe.

Ajo kishte kaluar në raundin e dytë të spektaklit, por u eliminua para raundit të performacave ‘live’.

Hicks lë pas nënën dhe katër vëllezërit e motrat e saj.
Kenga e shkruar per te atin

Në “America’s Got Talent” Hicks kishte konkuruar me një këngë të vetën, ndërsa i kishte treguar gjykatësve për humbjen e babait të saj disa vjet më herët, duke thënë:

“Ai kishte marrë disa vendime të këqija ne jete dhe unë nuk e kisha takuar prej disa vitesh … por pas funeralit të tij shkrova këngën time të parë”.

Pas performancës ku Hicks shoqëronte veten me kitarë, gjykatësi  Mandel i tha se ishte “frymëzim për kombin,” dhe të katërt gjykatësit votuan për ta mbajtur në shfaqje.

E ndjera u eliminua më vonë para raundit të performacës live.

FOTO GALERI
1/3
Skilyr Hicks është gjetur e vdekur në shtëpinë e një shoqeje të hënën

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA