Gjenerali ushtarak mes 13 të vrarëve nga rrëzimi helikopterit në pyllin e dendur indian (fotot)

08/12/2021 16:25

Një shef i ushtrisë dhe bashkëshortja e tij kanë humbur jetën bashkë me 11 të tjerë në Indi kur helikopteri i tyre u rrëzua dhe shpërtheu në flakë në një pyll të dendur.

Gjenerali Bipin Rawat ishte në bordin e helikopterit Mi-17V5 i cili u rrëzua pranë qytezës Coonoor, konfirmuan forcat ajrore indiane.

Shefi 63 vjeçar, bashkëshortja e tij Madhulika Rawat dhe 14 njerëz të tjerë po udhëtonin në helikopterin e ngritur nga baza ajrore e Sulur.

Një person i plagosur kishte shpëtuar gjallë dhe po trajtohet në spitalin ushtarak të Wellington, njoftonin forcat ajrore.

Pamje dramatike nga vendngjarja transmetoheshin në mediat indiane ku shiheshin shtëllungat e tymiut që dilnin pas rrëzimit fatal në zonën pyjore.

Vetëm një person nga 14 pasagjerët e mjetit kishte arritur të dilte i plagosur por gjallë.

Kërkimet dhe hetimet vazhdojnë në zonën e aksidentit ku banorët vendas i janë bashkuar përpjekjeve të ndihmës dhe evakuimit.

Rawat ishte drejtues i stafit të ministrit indian të mbrojtjes dhe konsiderohej i afërt me kryeministrin Narendra Modi.

Gjenerali me katër yje më parë i kishte mbijetuar një tjetër aksidenti me helikopter në shkurt 2015 kur ishte komandant në Dimapur, rajoni Nagaland.

FOTO GALERI
9/12

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA