Dhunë, kanosje dhe plagosje, policia aksion në Tiranë, 11 të arrestuar në 24 orë/ Arrestohet i riu që aksidentoi për vdekje një person

08/12/2021 12:34

11 persona janë vënë nën prangat e policisë gjatë 24 orëve të fundit, 3 prej të cilëve të shpallur në kërkim më herët, si dhe u proceduan penalisht 4 persona të tjerë, për vepra të ndryshme penale.

Për një sërë vepra të ndryshme penale, policia ka vënë nën pranga një 59-vjeçar dhe një 48-vjeçar, pasi kanë kanosur dhe goditur për shkak të detyrës një punonjës të OSHEE, ndërsa një tjetër 31-vjeçar u procedua penalisht, pasi ka goditur punonjësen e një qendre për të moshuar.

Ndërkaq, policia vuri në pranga një 26-vjeçar, o cili aksidentoi për vdekje drejtuesin e një motomjeti, ndërsa ky i fundit ndërroi jetë në vendngjarje.

Shtetasi I.M., i shpallur në kërkim për ‘Plagosje e rëndë me dashje’ është arrestuar në flagrancë nga policia.

Njoftimi i plotë i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. S. (A)., 32 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në mjetin e tij u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një dorezë metalike (përforcues grushti).

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim B. L., 51 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike”.

Gjithashtu, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

Sh. Z., 59 vjeç dhe H. Z., 48 vjeç, pasi kanë kanosur dhe goditur për shkak të detyrës punonjësin e OSHEE-së, shtetasin E. P., 31 vjeç;

P. M., 58 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj djalit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetases në kërkim M. K., 56 vjeçe, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vorë bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim I. M., 42 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”.

Specialisët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kavajë bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R. H., 26 vjeç pasi ka aksidentuar motomjetin me drejtues shtetasin S. G., i cili për pasojë ka humbur jetën në vendngjarje;

D. M., 45 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, ka kërcënuar bashkëshorten dhe ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

R. B., 38 vjeç dhe J. M., 35 vjeç pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 1 proceduan penalisht shtetasin E. L., 31 vjeç, pasi ka goditur për shkak të detyrës punonjësen e një qendre për të moshuar, shtetasen L. S., 53 vjeçe.

Janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit:

Gj. Z., 43 vjeç, për veprat penale “Mashtrimi”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale”;

K. M., 15 vjeç dhe R. D., 21 vjeç, për veprën penale “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

Më datë 07.12.2021, shtetasi A. K., 47 vjeç, ka kallëzuar se me datë 04.12.2021, në rrugën “Besa”, pranë banesës, i kanë vjedhur mjetin e tij. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA