Befason Elon Musk: Çipa në trurin e njerëzve në 2022-shin!

08/12/2021 20:20

Bashkëthemeluesi i Neuralink, Elon Musk, befasoi me deklaratën e tij se kompania e neuroteknologjisë planifikon të vendosë çipa në trurin e njerëzve që nga viti i ardhshëm.

Insider thotë se këto implante do të regjistrojnë dhe njëkohësisht, do të stimulojnë aktivitetin e trurit. Objektivi kryesor është a ii aplikimit për arsye mjekësore, siç është trajtimi i lëndimeve të rënda të shtyllës kurrizore dhe çrregullimeve neurologjike.

Miliarderi iu referua suksesit të kompanisë së themeluar prej tij në vitin 2016 në vendosjen e neuroçipeve te majmunët.

Shpresojmë ta kemi këtë sukses edhe tek njerëzit që kanë lëndime të rënda të shtyllës kurrizore si tetraplegjikët dhe ta vëmë në jetë që në 2022-shin. Jemi në pritje të miratimit të FDA-së”, tha Musk.

Sipas tij, standartet e Neuralink për implantimin e këtyre pajisjeve janë edhe më të larta nga sa kërkon FDA, kështu që është i bindur se do të ketë dritë jeshile prej saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA