Vendimet e Disiplinës/ Partizani e Teuta bëjnë rezistencë dhe gjobiten sërish

07/12/2021 17:08

Fundjava e kaluar ka prodhuar aktivitete futbolli në kufijtë maksimalë të Fair Play-t, gjë që është reflektuar edhe në vendimet e Komisionit të Disiplinës, i cili është mbledhur pasditen e sotme për të analizuar të gjithë rastet.

Kështu gjobat e vetme në Abissnet Superiore janë ato për Teutën e Partizanin, të cilat vijojnë të mos vendosin logon e sponsorit në fanellat e tyre zyrtare dhe tani do t’u duhet të paguajnë një tjetër 100.000-lekësh. Kjo është gjoba e 11 që dy klubet marrin për të njëjtën arsye.

Gjithashtu, është pezulluar me dy ndeshje edhe lojtari i Maliqit Alind Xaka, i cili ka protestuar ashpër dhe ka përdorur fjalë e gjeste ofenduese ndaj arbitrit kryesor të takimit.

Ja vendimet e plota të Disiplinës:
KF Teuta, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (njëqind mijë) lekë.

FK Partizani, për mosrespektim të përsëritur të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, duke mos vendosur stemën e Abissnet Superiore, në mëngën e djathtë të fanellës së lojës, në bazë të neneve 63.1, 82.1 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe nenit 14 të KDS, dënohet me gjobë në masën 000 (njëqind mijë) lekë.

Lojtari i Maliqi, Arlind Xaka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e Kampionatit Kombëtar të Futbollit 5×5 – Grupi 4, midis Kafja Rremës dhe Select.

Rrëzimin e kërkesës së FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-17, në lidhje me lojtarin Ledion Vitaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA