Një stuhi bore është përplasur mbi kryeqytetin rus, e pritet të sjellë atje reshje historike, më intensive që prej vitit 1949.
Që në orët e para të ditës, në Moskë nisën ngërçet e trafikut teksa banorët janë paralajmëruar për të paktën 15 centimetra borë që në valën e parë.
Ria Novosti i përshkruan si reshjet më të dendura të pas-luftës dhe paralajmëron për reduktim të ndjeshëm të dukshmërisë në rrugë.
Mediat vendase shkruajnë se ky front i ashpër u ngjit nga Mesdheu. Një ciklon që kaloi nga Ballkani e të hënën mbërriti në Bjellorusi.
Shkurtin e këtij viti, Moska u përball me një tjetër stuhi “apokaliptike” siç u përshkrua atëherë, e cila paralizoi trafikun, ndaloi fluturimet e dëshpëroi autoritetet lokale që nuk dinin sesi t`i bënin ballë.
Zyrtarët në Moskë thonë se do të bëjnë ç`është e mundur që trafiku të mos bllokohet dhe trotuaret të pastrohen nga bora, në mënyrë që të jenë të kalueshme.
Top Channel