Problematika për shkak të motit të keq nuk kanë munguar edhe në qarkun e Elbasanit dhe sidomos përsa i përket rënies së gurëve.
Në akse të ndryshme rrugore, kryesisht në akset nacionale duke përbërë rrezik për drejtuesit e mjeteve dhe shkak për aksidente. Në aksin rrugor Elbasan Librazhd paraqitet e vështirë situate për shkak të rënies së gurëve në vendin e quajtur kthesat e Murrashit.
Në aksin rrugor Elbasan-Rrogozhinë ka pasur rënie të gurëve pranë fshatit Murras, dhe në aksin rrugor Gramsh-Grabovë rruga ka pasur rrëshqitje dhe është punuar për të bërë të mundur një qarkullim normal edhe në këtë zonë.
Është punuar gjatë natës dhe ditës së djeshme nga ekipet e OSHEE për të bërë të mundur riparimin e defekteve në furnizimin me energji elektrike. Kështu është rikthyer energji në Prrenjas ndërkohë që një defect në një fider ka lënë pa energji disa zona të Gramshit.
Top Channel