Greqia do të nisë vaksinimit kundër COVID të grupmoshës 5-11 vjeç

07/12/2021 16:16

Greqia do të nisë procesin e vaksinimit kundër COVID të fëmijëve të grupmoshës 5-11 vjeç.

Në një deklaratë, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Shëndetësisë, Marios Themistokleus u shpreh se vaksina e parë kundër COVID-19 do t’u jepet fëmijëve të grupmoshës 5-11 vjeç më 15 dhjetor.

Themistokleus vuri në dukje se aplikimet në platformën përkatëse digjitale për prenotim mund të bëhen nga data 10 dhjetor.

Ai tha se ka një rritje në prenotimet për vaksinim pas marrjes së masave.

Themistokleus shtoi se ndërsa shkalla e të rriturve që kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës është 82,2 për qind në Bashkimin Evropian, kjo normë është 77,8 për qind në Greqi.

Në Greqi tashmë është vendosur të zbatohet gjobë prej 100 eurosh në muaj për shtetasit mbi 60 vjeç që nuk kanë marrë vaksinën kundër COVID-19 deri më 16 janar. Pas këtij vendimi, vendi regjistroi një rritje të prenotimeve për vaksinim.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA