Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se hetimet për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit vijon.

Pasi ka bërë homazhe te busti i senatorit Bob Dole tha se hetuesit më të mira janë të përfshirë në këtë rast.

“Sasia e informacionit për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit është duke u shtuar, meqenëse hetuesit më të mirë tanë janë të përfshirë atje. Mirëpo kur të kenë diçka konkrete sa i përket të pandehurit ose të pandehurve që e kryen këtë vrasje të trefishtë mizore, ne natyrisht që do t’iu njoftojmë me kohë”, tha Kurti.

Autobusi ishte duke qarkulluar në aksin  Gjakovë – Deçan, në kohën kur kanë ndodhur të shtënat, ndërsa ende nuk dihet ende autori e as motivet e sulmit që tronditi Deçanin mbrëmjen e të premtes së 26 nëntorit.

Ndërkohë, Qeveria e Kosovës ka premtuar 20 mijë euro për çdo qytetar që jep informacione për të dyshuarit që janë të përfshirë në këtë vrasje.

Top Channel