Deri në fund të këtij muaji, punonjësit e administratës, ata të supermarketeve dhe qendrave tregtare duhet të vaksinohen, pasi nga data 4 janar 2022 do t’u duhet të paraqesin test negativ çdo 5 ditë.

Komiteti Teknik i Ekspertëve ftoi edhe personat mbi 18 vjeç të bëjnë vaksinën e tretë.

Por çfarë mendojnë qytetarët?

Shumë mirë që kanë marrë këtë masë, si gjithë bota me detyrime dhe gjoba.
Unë kam bërë 3 vaksina do bëj edhe të 4.
Të vaksinohen edhe fëmijët madje, se kështu thotë shkenca.
Fundi i pandemisë varet vetëm nga ne.
Ne thamë lum kush ka mundësinë të vaksinohet.
Nuk e kuptoj ata njerëz që blejnë vërtetim fallco se e kanë bërë vaksinën, duke mashtruar së pari veten.
Ne jemi vaksinuar të gjithë në shtëpi. Maskën kur shkoj në vende të mbyllura e mbaj me vete.
Këto masa jane pak më shumë kufizime duhen, të paktën këtë dimër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA