Një makinë ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur “Ish Uzina e Traktorëve”.

Mjeti i përket shtetasit Xh. P.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet.

Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA