Kandidati francez për president nga ekstremi i djathtë, Éric Zemmour, tërhoqi një turme gjigande njerëzish në mitingun e fundit elektoral, por incidentet nuk munguan.
Në kohën kur 63 vjecari lëvizte mes turmës duke ecur drejt skenës, një burrë u hodh dhe e kapi fort nga qafa përpara se të ndërhynin rojet e sigurisë. Mediat lokale raportojnë që Zemmour ka pësuar lëndime në kyçin e dorës, dhe mjeku i ka rekomanduar të pushojë për 9 ditë.
Ish-gazetari është i njohur për qëndrimet polemizuese mbi emigrantët dhe Luftën e Dytë Botërore. ndonëse është edhe vetë fëmijë emigrantësh hebrejo-algjerianë, këndvështrimi i tij është radikal e pretendon ndër të tjera se shteti francez i mbrojti hebrenjtë gjatë luftës në një kohë kur dihet se regjimi kolaboracionist i Vichy-së në Francë dërgoi me mijëra hebrenje franceze drejt vdekjes në kampet e përqëndrimit.
Pas spekullimeve disa javore, Zemmour e shpalli zyrtarisht kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale të vitit 2022, në të cilat sfidon jo vetëm Emmanuel Macron, por edhe një figurë të rëndësishme të ekstremit të djathtë si Marine e Pen për udhëheqjen e vendit. Ai shprehet kundër elitave politike dhe medias, e ka fituar mjaft popullaritet, duke u kthyer në një shqetësim për Macron.
Top Channel