Lulzim Basha propozon dënimin me 22 vite burg të politikanëve që zgjidhen me ndihmën e krimit te organizuar.
Nisma e re e kryedemokratit parashikon ndryshimin e Kodit Penal bazuar ne modelin italian.
LULZIM BASHA: Kushdo që pranon drejtpërdrejtë apo nëpërmjet ndërmjetësve, premtimin për të fituar vota nga elementë të krimit të organizuar, në shkëmbim të parave apo favoreve të tjera, dënohet me 15 vite burg. I njëjti dënim parashikohet edhe për elementët e krimit të organizuar që kanë dhënë premtime të tilla, apo këdo tjetër që rezulton i përfshirë. Nëse politikani, i përfshirë në një skemë të tillë, zgjidhet, ai dënohet me 22 vite burg. Politikanit dhe kujtdo që përfshihet në veprimtari të tilla i ndalohet përjetësisht ushtrimi i funksioneve publike.
Ky është propozimi i dyte publik i Lulzim Bashës brenda një kohë të shkurtër për të zgjedhurit në nivel lokal dhe qëndror. Në mes të Tetorit kryedemokrati propozoi vettingun e politikaneve , por nisma i çonte ata në shtëpi , dhe jo pas hekurave. Kërkesa për ashpërsim të dënimeve për
Krimet Zgjedhore vjen në një kohë kur palët nuk kanë gjetur ende dakortësi për tu ulur në tryezën e reformës zgjedhore.
Top Channel