Balla për VOA: Të gatshëm të ulemi e të bisedojmë me PD për reformën territoriale e zgjedhore

06/12/2021 18:48

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ndodhet në Washington, ku po mer pjesë në Forumin Parlamentar të Inteligjencës dhe Sigurisë.

Gjatë qëndrimit në Washington Balla dha një intervistë për Zërin e Amerikës:

Intervista e plotë e Taulant Ballës për Zërin e Amerikës VOA

Z. Balla çfarë të rejash solli ky forum?

Forumi i Washingtonit është në takimin e tij të 20. Gjthmonë ka ardhur duke u pasuruar, prezenca në të jo vetëm me kongresmenë dhe senatorë, por më sëshumti dhe përfaqësues të parlamenteve të shumë vendeve. Çështjet në këtë sesion ishin të fokusuara tek inteligjenca dhe tek siguria.

Çdo 1 minut ndodh njësulm kibernetik dhe ne parlamentarët duhet të përmirësojmë legjislacionin ndërkohë që qeveritë duhet të rrisin efektivitetin në mbrojtjen e sistemeve dhe në mbrojtjen e gjithçkaje që është target e sulmeve kibernetike.

Gjithashtu kemi folur për çështje të trafikimit, problematikat që sjellin rreziqet e trafikimit. Kemi folur për asetet dixhitale, kriptomonerdhat për të përfafruar secili prej nesh legjislacionin në kuadër të nevojës që ka çdo vend. Duke mësuar nga eksperiencat më të mira, në fakt edhe SHBA, znj. Nancy Pelosi jo më pak se 4 ditë përpara tha se edhe demokracia amerikane është gjithmonë e rrezikuar kur vjen fjala nga sulmet kibernetike apo përdorimi i lajmeve të rreme. Dizinformimi është po ashtu një betejë të cilën duhet ta përballim të gjithë sëbashku.

Z. Balla këtë javë pritet vendimi pëërfundimtar i Opinionit të Venecias lidhur me zjatjen e mandatit të institucioneve të Vetingut deri në fund të vitit 2024. Ka një projjekt opinion që është publikuar në media dhe vlerson që jo zgjatje mund të konsideruohet e pajtueshme me standardet europiane. Cfarë prisni të reagojë opozita pas kësaj, duke pasur parasysh qendrimin skeptik në raport me këtë çështje. Si prisni që ajo të votojë, duke pasur parasysh që ju nevojiten dhe votat e opozitës?

Natyrshëm që pa mbështetjen e PD është e pamundur që ne të kemi në Kuvendin e Shqipërisë votat e nevojshme. Unë nuk dua ta përdor draft opinionin e Komisionit të Venecaia si një mjet presioni ndaj opozitës, duke thënë shiko se ky ëhstë drafti dhe ju duhet të vini ta votoni. Nuk dua ta komentoj asnjëherë draftet e Komisionit të Venecias. Me datë 10 të gjithë do të njiheni me raportin përfundimtar, por si mbështetës i propozimit, sepse duhet të jem i qartë nuk ëhstë propozim i Grupit Parlamentar të PS. Kjo ka qenë një sygjerim teknik i Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit dhe atyre që kanë mbështetur prej fillimit SHBA dhe BE për ta vendosur…

Nëse nuk do donit ta përdornit si mjet presioni a do të ishte ky rasti si një mjet kompromisi me opozitën duke pasur parasysh shqetësimet që ajo ka ngritur për Reformën Tërritoriale dhe reformës zgjedhore?

Në përgjithësi në Shqipëria kur opinionet e Komisionit të Venecias kanë qenë të qarta pa asnjë ekuivok unë besoj që është githë terreni i nevoshmëm për ta kaluar këtë çështje, të cilën dua ta nënvizoj, është një çështje shumë teknike. Çëshjet për të cilat ju flisni dhe përmendni nuk mund të jenë kontrabalanca e tyre. Na votoni ju këtë hajde të votojmë ne atë..

Çështjet e tjera që ju thoni janë në proces diskutim të treja propozimet,por që jan ënë një document që kanë ardhur nga deputetët e PD që lidhen me çëhshtje të reformëz zgjedore, reformës territora, propozimi ishtuquajtur i vettingut në Politikë janë duke u diskutuar. Natyrshëm sygjerimi im publik ka qenë që për të gjitha çështjet të ulemi dhe ti diskutojmë.

PS është në mandatin e tretë. Përveçse kontrolloni Parlamentin kontrollon dhe pushtetin vendos. Cila do të jetë qasja e PS në raport me institucionet e pavarura. A do të tentoni të vendosni ju njerëz të pavarur. Sot Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi një propozim për të vendosur në krye të Autoritetit të Konkurencës, z. Denar Biba, i cili ka qenë i propozur nga ju në KQZ?

Z. Biba është anëtarë i Autoritetit të Konurencës dhe ligji në fjalë referon që njëri prej anëtarëve duhet të jetë dhe kryetari. Unë nuk shoh ndonjë problematikë. Megjithatë ju e dini që ky është një organ te i cili ddhe PD ka pasur dhe do të ketë përfaqësuesit e vet. Nga ana politike ligji përcakton që për të qenë kandidat në një prej këtyre institucioneve duhet të plotësosh mbështetjen e të paktën e 28 firmëtarëve deputetë dhe si i tillë merr një lloj ngarkese propozimi politik. Kandidatura në fjalë është e mirë që unë mendoj që i bën mirë atij institucioni.

Si do të përzgjidhen dy anëtarët e Këshillit Drejtues të Bankës së Shqipërisë?

Edhe këtu procesi është i hapur. Mesa di është mbyllur shprehja e interesit. Ne do të përzgjedhim nga ata që kanë shprehur interesin për të mbështetur me firmat e nevojshme, sepse dhe këtu bëhet fjalë për 28 firma deputetësh për të çuar përpara procedurën parlamentare. Ajo që dua të them është se Partia Socialiste e Shqipërisë gjithmonë do të vazhdojë të mbështesë në këto pozicione të institucioneve të pavarura ata që janë persona që gëzojnë profesionalizëm të lartë dhe kjo është një garanci që e jap dhe këtu në studion tuaj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA